Java e 28 e Superligës do të sjellë ndeshje të rëndësishme, përballen skuadrat e vendeve të para të renditjes dhe që me gjasë do të garojnë edhe në fazën finale të sezonit për të përcaktuar ekipin kampion. Vllaznia pret Partizanin. Të kuqve iu duhet më së shumti fitorja për të mos rrezikuar vendin e katërt.
“Është ndeshje e madhe kundër Partizanit, duhet të jemi sa më të përgatitur. Që nga minuta e parë të jemi sa më të qartë si duam të luajmë dhe të vëmendshëm. Partizani kurrë nuk duhet të nënvlerësohet, ekip i madh me mjaft cilësi. Ndryshuan trajnerin, patën probleme për të zgjidhur dhe ne duhet të përdorim mundësitë, të shënojmë, të mbajmë portën e paprekur dhe të marrim pikë nesë”, tha Thomas Brdaric, trajneri i Vllaznisë.
Ndërsa në Rrogozhinë do të luhet Egnatia-Dinamo. Sfida mund të jetë përcaktuese për kreun.
Në ndeshjet e tjera të javës, Skënderbeu, Tirana, Teuta dhe Bylis luajnë për mbijetesë.
Tv Klan