Nuk ndryshon renditja, por ngjeshen skuadrat në klasifikim. Këtë prodhoi java e 15 e Superligës. Partizani me fat mban kryesimin. Dhe fati i të kuqve e ka emrin Pano Qirko. Portieri që priti penallti në minutën e 98. Por 25-vjeçari nuk është pjesë e formacionit më të mirë të javës.
Trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave kanë menduar se në 11-shen më të mirë duhet të jetë Klevis Hasanbelli i ekipit të Bylisit. Në mbrojtje spikasin dy lojtarë të Laçit, Kleandro Lleshi dhe Agan Mjaki. Prapavijën e plotësojnë Edison Kola i Tiranës dhe Lorran i Dinamos.
Treshja e mesfushës përbëhet nga Regi Lushkja i Egnatias, Malomo i Bylisit dhe Arinaldo Rrapaj i Partizanit. Në repartin e sulmit janë Baton Zabërgja i Dinamos, si edhe dy sulmuesit e Partizanit, Mba dhe Tedi Cara.
Trajneri më i mirë i javës së 15-të është përzgjedhur tekniku i Dinamo City-t, Ilir Daja. Blutë mbajnë vendin në 4 të parat e kampionatit pas fitores 2-0 ndaj Teutës.
Tv Klan