Nuk prodhoi fitues derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës, sfidë e cila u mbyll në barazim 1-1 dhe me tension të madh.
Ernest i dha avantazhin bardhebluve në minutën e 28-të, ndërsa Sembene barazoi shifrat në minutën e 90-të.
Goli i të kuqve në fund, shkaktoi një situatë kaotike në fushë, ku shpërtheu një sherr i madh me lojtarëve, por edhe stafeve.
Dy skuadrat u detyruan të luajnë me nga nëntë lojtarë minutat e fundit, pas katër kartonëve të kuq në fushë. Megjithatë ndëshkimet në stol ishin edhe më të shumta.
Me këtë barazim, Partizani mban vendin e dytë me 40 pikë, ndërsa Tirana renditet në vendin e tetë me 23 pikë. /tvklan.al