Behar Malka është 48-vjeçari që humbi jetën nga aksidenti që ndodhi mbrëmjen e sotme në hyrje të qytetit të Tepelenës. 48-vjeçari nga fshati Luftinjë i Tepelenës është babai i dy fëmijëve, i një vajze 22-vjeçare dhe i një djali 15-vjeçar.

Behar Malka po udhëtonte me automjetin e tij tip “Benz” me targa AA 363 CV kur u përplas me një automjet tjetër “Audi” me targa gjermane EBEFT 101. Ky mjet drejtohej nga një 43-vjeçar me iniciale F.T., i cili ka mbetur i plagosur.

Foto: Viktima Behar Malka

Ndërsa 48-vjeçari Malka pësoi plagë të rënda trupore. Dyshohet se Behar Malka nuk kishte vendosur rrip sigurimi dhe përplasi kokën në xham. Ai u dërgua në spitalin rajonal të Gjirokastrës “Omer Nishani”, por nuk mundi të mbijetonte. Grupi hetimor i policisë që shkoi në vendngjarje, nisi punën për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti të rëndë.

/tvklan.al