Në qeverinë e re Rama II do të jenë 11 Ministri dhe dy ministri pa portofol. Kryeministri Edi Rama prezantoi zëvendësen e tij.
-Zv/Kryeministrja do të jetë Senida Mesi. Aktualisht ajo është zgjedhur deputete e Partisë Socialiste në qarkun e Shkodrës.
-Deputeti Pandeli Majko është emëruar ministër shteti për shqiptarët jashtë kufijve.
-Sonila Qato, aktualisht Drejtoresha
e
Agjencisë së Trajtimit të
Pronës,
ë
sht
ë
emëruar ministre
Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrësve.
-Fatmir Xhafaj vazhdon detyrën si ministër i Brendshëm, pasi u largua përkohësisht nga pakti Rama-Basha.
-Etilda Gjoni, aktualisht zv/ministre e Drejtësisë, emërohet ministre e Drejtësisë.
-Ditmir Bushati vazhdon në krye Ministrisë së Jashtme.
-Olta Xhaçka, deputete e PS emërohet ministre e Mbrojtjes, zëvendëson Mimi Kodhelin.
-Mirela Kumbaro vazhdon në krye të Ministrisë së Kulturës.
-Arben Ahmetaj do të drejtojë një superministri. Ministria e Financave, Ministria e Ekonomisë dhe ajo e Mirëqenies Sociale shkrihen në një dhe do të bëhet Ministria e Financave, Ekonomisë dhe Punës. Gjatë 4-vjeçarit të parë, Arben Ahmetaj drejtori Ministrinë e Ekonomisë dhe më pas Ministrinë e Financave, që vazhdon edhe aktualisht.
-Lindita Nikolla do të vazhdojë të drejtojë Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, që do t’i shtohet edhe Rinia.
-Ogerta Manastirliu do të vazhdojë të drejtojë Ministrinë e Shëndetësisë, drejtimin e së cilës e mori pas largimit të Ilir Beqjes. Kësaj ministrie i shtohet edhe Kujdesi Social.
-Damian Gjiknuri do të vazhdojë të drejtojë Ministrinë e Energjisë, të cilës i bashkohet dhe Infrastruktura.
-Niko Peleshi emërohet ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Peleshi ka mbajtur postin e zv/Kryeministrit.
-Blendi Klosi emërohet ministër i Turizmit dhe Mjedisit. Klosi mbante detyrën e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, pas largimit të Erion Veliaj që kandidoi për Bashkinë e Tiranës.
/tvklan.al