Frika për të mbrojtur botën nënujore të planetit tonë e ka nxitur zhytësen dhe njëkohësisht fotografen Pier Nirandara të notojë në ujërat më të thella të planetin tonë për të përcjellë te ne foto mbresëlënëse.
Duke trashëguar dashurinë e babait të saj ajo i kushton një vëmendje të veçantë ruajtjes së hapësirës ujore. Në një tregim për BBC, përmes fotove Pier Nirandara paraqet botën e gjallë që jo shumë prej nesh e njohin.
“Misioni im është të përcjell ndjenjën e habisë apo të kureshtjes dhe të shfaq një botë blu që është përgjegjësia jonë kolektive për ta mbrojtur,” nis të tregojë fotografia.
Ajo tregon se udhëtimi i saj i parë, që kishte për qëllim përcjelljen e imazheve për të ndërgjegjësuar njerëzimin për ruajtjen e ekosistemeve ka qenë në Afrikën e Jugut.
“Përvoja ishte një thirrje për aventurë, duke më nisur nga një karrierë prodhuese e filmave të Hollywood-it në tregimin e historive të oqeanit me kohë të plotë. Nuk doja më të isha një vëzhguese e thjeshtë e degradimit të mjedisit tonë dhe rreziqeve të ndryshimeve klimatike. Më duhej të bëhesha pjesëmarrëse aktive në kujdesin e saj,” tregon Nirandara.
Fotografia e shquar tregon se dëshira e saj më e madhe ka qenë të ndiqte historinë e oqeanit nga maja e Afrikës e deri në mes të oqeanit Paqësor Jugor.
Fotografitë e saj nisin që te sardelet në ujërat e Afrikës së Jugut, kafshët e mëdha si balenat dhe peshkaqenët e deri te ato mikroskopiket.













/tvklan.al