Çfarë mund t’i ndodhë tjetër një hajduti që kapet nga i ashtuquajturi Shteti Islamik, përveçse prerja e dorës?

Pikërisht kjo është ajo që i ka ndodhur këtij burri në Raqqa të Sirisë, dora e të cilit u “ekzekutua” në mes të një turme njerëzish.

Në këto foto të postuar nga “DailyMail”, burri shfaqet me sy të mbyllur ndërsa një person i maskuar e mban nga krahët, një tjetër i tërheq me litar dorën dhe militanti tjetër, po i maskuar, ia pret.

dora-lali

Kjo nuk është hera e parë që ISIS ndërmerr akte të tilla në publik. Foto të ngjashme u publikuan në fillim të Qershorit. Në to shfaqej një burrë, të cilit gjithashtu iu pre dora, në një tjetër qytet sirian.

turma

Prerja e dorës së djathtë si dënim për hajdutët është një interpretim strikt i ligjit të Sharias, që zbatohet nga ISIS, por edhe nga vende si Arabia Saudite e Irani./tvklan.al