Një foto ku shfaqet Ertugrul në moshë të thyer ka alarmuar producentët dhe ekipin e serialit më të ndjekur historik.
Në foton e shpërndarë nga një website i huaj dhe më pas në rrjetet sociale në Turqi shfaqet aktori kryesor i serialit, Engin Altan Duzyatan. Ai duket tepër i plakur. Kjo foto dhe zhvillimet e episodeve të fundit të sezonit të 4-t të Ertugrul kanë bërë që shikuesit të ngrenë shumë pikëpyetje lidhur me çfarë do të ndodhë në seritë e para të sezonit 5-të, i cili pritet të nisë transmetimin së shpejti në Turqi.
Sipas raportimeve mediatike, pas vdekjes së Halimesë dhe lindjes së Osman Beut, themeluesit të shtetit Osman, seriali do të vijojë 15 vite më pas, me Ertugrulin shumë të plakur dhe me Osman Beun që merr fronin.
Ndërkohë, rrjedhja në media e fotos ka alarmuar ekipin e Ertugrul duke e detyruar të shtojë masat për të shmangur çdo rrjedhje të mëtejshme informacioni nga seriali. Ata duan që gjithçka të zbulohet nga vetë teleshikuesit me nisjen e sezonit të ri. /tvklan.al