Këngëtarja me origjinë shqiptare Eleni Foureira hapi mbrëmë gjysmëfinalen e parë të kompeticionit të Eurovizionit ku këndoi këngën Fuego me të cilin garoi në vitin 2018 në Portugali.

Gjashtë vite më parë, artistja përfaqësoi Qipron dhe doli në vendin e dytë pas Izraelit dhe në rrjetet sociale shumë dolën në mbrojte të saj duke thënë se ajo meritonte të fitonte vendin e parë.

Shumë prej komentuesve greke në rrjetet sociale u shprehën se kjo përbënte padrejtësinë më të madhe në historinë e Eurovizionit.

Këngëtarja e njohur dominoi skenën menjëherë pas paraqitjes së saj, performanca e saj u bë trend të rrjetet sociale.

Në platformën TikTok të Eurovizionit, video me përfaqësuesen e Qipros në vitin 2018 mblodhi mbi 1 milion shikime brenda pak orësh.

Përformanca shpërthyese, i ka bërë përshtypje edhe medias BBC ku në mbishkrimin e videos së paraqitjes së këngëtares shkruheh e mrekullueshmja Eleni Foureira i vë flakën Eurovizionit.

Klan News