Italia humbet një pjesë të rëndësishme për në Kampionatin Europian. Kampionët në fuqi të kompeticionit nuk do të kenë në dispozicion mbrojtësin me mjaft eksperiencë, Francesko Açerbi. 36-vjeçari është larguar nga seanca stërvitore e Italisë për shkak të problemeve fizike në ije. Dëmtim i vuajtur edhe me Interin, ku mungoi në dy takime të muajit maj.
Açerbi do t’i nënshtrohet operacionit për të zgjidhur problemet fizike, ndërsa mosha e tij 36-vjeçare mund ta pengojë për të qenë pjesë e një turneu të madh me kombëtaren e Italisë. Qendërmbrojtësi bëri 38 paraqitje në të gjitha garat sezonin e kaluar, duke kontribuar me tre gola dhe dy asistime.
Vendin e qendërmbrojtësit te përfaqësuesja Axurre do e marrë Federiko Gati. Italia është kundërshtari i parë i kombëtares shqiptare në Kampionatin Europian që mbahet në Gjermani nga 14 Qershor deri më 14 Korrik. Në grupin e Europianit bëjnë pjesë edhe Spanja e Kroacia, teksa të 51 ndeshjet e kompeticionit do të vijnë falas dhe ekskluzivisht në ekranin e TV KLAN.
Klan News