Lajme Arkiva 2004

Kryetari i Partisë Socialist dhe  kryeministër i vendit Fatos Nano ka siguruar zyrtarisht mbështetjen  e freshistëve hallk e cila më parë i mungonte. Në 12 vjetorin e  krijimi të FRESSH-it, kryetari Gjergj Koja ka konfirmuar se qeveria e krijuar së fundmi koalicioni për integrim do të ketë përkrahjen e të rinjve socialist.

Gjergji Koja: FRESSH ka detyrimin moral dhe politik të mbështesë koalicionin për integrim dhe të bashkëpunojë me të gjitha  strukturat e shëndosha të Partisë Socialiste për përmbushjen e objektivave integruese.

Në fjalën e tij kryesocialisti dhe kryeministri Fatos Nano ka sulmuar lëvizjen qytetare “Mjaft!”, për protestat që ka nisur në kujtim të viktimave edhe pse kanë patur presionin e policisë për të ndërprerë tubimet.

Fatos Nano: Nuk mjafton ‘Mjaft!’ në trotuare bulevardesh apo ekrane televizorësh, prandaj ftoj solemnisht forumin tuaj t bëhet pjesë aktive e aksionit të madh socialist.

Në ditëlindjen e FRESSH-it munguan krijuesit dhe ish kryetarët, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi./tvklan.al