Momente paniku në ndeshjen Fiorentina-Inter. Takimi është ndërprerë përkohësisht, për shkak të një episodi të ndodhur në minutën e 17-të.
Mesfushori i Fiorentinës, Eduardo Bove, shfaqi probleme dhe u rrëzua pa ndjenja në fushë. Lojtarët ndërhynë menjëherë për ta ndihmuar, së bashku me stafet mjekësore.
Futbollistë të dy ekipeve, u panë të përlotur, teksa shihnin Boven të shtrirë në fushë. Mesfushori është transportuar me urgjencë në spital, ndërsa sipas raportimeve nga Italia, gjatë kohës që po largohej ishte i pavetëdijshëm.
Ndeshja është ndërprerë dhe më shumë mundësi nuk do të vazhdojë sot, për shkak të tronditjes që kanë pësuar lojtarët. /tvklan.al