Edhe pse tashmë jemi në gusht dhe duket sikur vera po mbaron, nuk është kurrë vonë për disa blerje për këtë sezon. Më konkretisht bëhet fjalë për fustanet elegante. Sugjerimet e këtij viti nuk janë fustanet e mbingarkuara, por kryesisht prerjet fine që theksojnë dhe hijeshojnë siluetën.
Cindy Craëford u fotografua në Lojërat Olimpike në Paris me një fustan me jakë të kryqëzuar. Ky është një trend që mund të përshtatet mirë në çdo ambient. Jakat katrore janë gjithashtu një zgjedhje shumë e sigurt për çfarëdo rasti. Më poshtë kemi përzgjedhur 5 fustanet më elegante të vajzave të famshme që duhet t’i bëni patjetër pjesë të garderobës.
Fustan me jakë katrore
Fustan me jakë të kryqëzuar
Fustan i gjatë me rripa të hollë
Fustan i bardhë me dantellë
Fustan me rrudha
/tvklan.al