Dy efektivë të policisë janë pezulluar nga detyra me vendim të Gjykatës së Tiranës. AMP ka njoftuar se policët nuk kanë kryer veprimet e duhura procedurale për trajtimin e një aksidenti në rrugën Karreç-Tiranë.
Nga hetimet rezulton se edhe pse kanë marrë dijeni për ngjarjen, ata kanë fshehur provat dhe faktet penale për aksidentin.
Në këtë mënyrë nuk kanë marrë masa për përcaktimin e fajësisë dhe kanë shmangur shkelësin nga përgjegjësia penale e administrative.
Të pezulluarit nga detyra janë Arta Shurbi, 50 vjeçe dhe Zyber Halili, 57 vjeç, të dy pjesë e Trupës së Shërbimit në Komisariatin e Policisë Rrugore Tiranë. Ndaj tyre rëndon vepra penale “Shpërdorim detyre e kryer në bashkëpunim”.
Nga ana tjetër është proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe shoferja që shpëtuan policët. Ajo është Denisa Gërdeci dhe ndaj saj rendon vepra penale “Drejtim automjeti në mënyrë të parregullt”.
Mësohet se efektivja Shurbi është aksidentuar dy herë në të shkuarën teksa kryente detyrën./tvklan.al