Policia e Vlorës njoftoi sot arrestimin e një 14-vjeçari që kishte publikuar foton e një pistolete në rrjetet sociale. Arma u gjet e fshehur në një motor pranë banesës së bashku me 130 fishekë.

Policia thotë se po punon për të identifikuar personin që ia ka dorëzuar armën të miturit. Ndërsa babai i tij i hodhi poshtë akuzat duke u shprehur se i mituri e kishte gjetur armën në një ndërtesë trekatëshe të pabanuar.

Tv Klan