33-vjeçari me iniciale A.N. është vënë në prangat e policisë pasi qarkullonte me armë zjarri në mjet në rrugët e kryeqytetit. I arrestuari rezulton me me rekorde të mëparshme kriminale dhe rrezikshmëri të lartë shoqërore.

“Në rrugën “Sali Butka”, në Tiranë, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin A.N., dhe gjatë kontrollit të çantës së supit, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me krëhër e municion luftarak”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme hetimore./tvklan.al