Vizita e presidentit amerikan Barak Obama në kontinentin e vjetër nuk kaloi pa incidente. Kryeministri britanik Gordon Brown bëri gafën e radhës. Ai ngatërroi plazhin Omaha ku në 6 qershor të vitit 1944 zbarkuan trupat amerikane me plazhin Obama.
Gafa nuk hoqi vëmendjen e medias ndaj asaj që cilësohet si një ftohje e marrëdhënieve mes presidentit francez Nikolas Sarkozy dhe atij amerikan Barak Obama. Shkak besohet të jenë bërë fjalët që Sarkozi ka thënë pas shpinës së Obamës. Ai ka dy muaj që është zgjedhur në detyrë, por ndërkohë s’ka drejtuar asnjë ministri në gjithë jetën e tij ,mësohet të ketë thënë Sarkozi për Obamën.
Në ceremoninë e 65-vjetorit të zbarkimit të trupave aleate në Francë Sarkozi dhe Obama u përshëndetën me këtë shtrëngimi duarsh dhe në darkë, çifti Obama i tha jo një ftese për një darkë të çiftit Sarkozy në një restorant luksoz në Paris. Obamat u përgjigjën duke thënë se agjenda e tyre ishte shumë e zënë dhe nuk kishin kohë për piknikë.
Times of London shkruan se Obama donte të kalonte sa më pak kohë me Sarkozinë i cili në ceremoninë e mbajtur në Normadi nuk ftoi Mbretëreshën Elizabetë, duke zemëruar Uashingtonin. Sarkozi e kuptoi mesazhin dhe ftohjen që Obama përcolli edhe në samitin e G20 në Londër. Marrëdhënia me Obamën është e mirë nga ana profesionale, por kreu i shtëpisë së bardhë nuk zë miqësi aq lehtë me asnjë prej liderëve europianë./tvklan.al
Gazetare: Urita Dokle