James Cutfield, kapiteni i superjahtit luksoz që u fundos në brigjet italiane dhe ku gjetën vdekjen shtatë persona, është zyrtarisht nën hetim. 50-vjeçari po hetohet për vrasje nga pakujdesia dhe mbytje të mjetit lundrues.
Autoritetet morën në pyetje kapitenin në pyetje për më shumë se dy orë. Prokurorët mund të vendosin nën hetim edhe një anëtar të ekuipazhit, i cili ishte në detyrë kur moti i keq përfshiu mjetin lundrues. Të dy janë në listën e të mbijetuarve të tragjedisë së një jave më parë.
Ka dyshime të forta se kapiteni dhe pjesëtarët e ekuipazhit nënvlerësuan motin e keq. Sipas rregullores, ata duhet të kishin garantuar mbylljen e të gjitha portave dhe dritareve të jahtit dhe po ashtu të ngrinin spirancën para se mjeti lundrues të përfshihej nga stuhia.
Sipas ekspertëve, jahti Bayesian në pronësi të Michael Lynch, miliarderit britanik të teknologjisë së lartë ishte prodhuar për të përballuar çdo të papritur nga moti në det të hapur.
Tv Klan