Një furgon është përplasur me shpejtësi të madhe me dy stacione autobusi në Marsejë në zonën e Kruakz Rug, si pasojë një grua mbeti e vrarë.
Lajmi është konfirmuar nga policia e qytetit jugor të Francës. Drejtuesi i automjetit është arrestuar në zonën e Portit të vjetër, por gjithsesi policia i ka kërkuar banorëve që të shmangin zonën. Për momentin ende nuk dihen arsyet e sulmit.
Sipas mediave franceze viktima është një 41- vjeçare ndërsa një 29 -vjeçare tjetër ka mbetur e plagosur dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën. I arrestuari është një francez 35 vjeçar, dhe është një emër i njohur për policinë franceze pasi ka disa precedentë penalë por nuk rezulton i skeduar për radikalizëm.