Ideja e presidentit Emmanuel Macron për një ushtri të përbashkët europiane, ngjalli reagimin e ashpër të Donald Trump. Presidenti amerikan e quan fyes propozimin e Macron se Europa duhet të mbrojë veten nga SHBA-të, Rusia dhe Kina. Europa duhet paguajë fillimisht detyrimet e saj në NATO, shkruan Trump.
Krisja mes të dyve, të shquar për marrëdhënie miqësore, duket se u ngjit këtë të shtunë në Paris. Macron priti presidentin amerikan në Elizé, me rastin e 100-vjetorit të fundit të Luftës së Parë Botërore. Pak më herët edhe dy Zonjat e Para u takuan po në pallatin presidencial.
Presidenti francez Macron ka ftuar në Paris rreth 70 liderë botërorë, në ceremoninë përkujtimore të armëpushimit mes aleatëve dhe Gjermanisë që i dha fund luftës. Mes të ftuarve janë edhe presidenti shqiptar Ilir Meta si dhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë Aleksandër Vuçiç. Macron dhe kancelarja Merkel do të mbajnë të dielën një konferencë për shtyp në kujtim të 11 Nëtorit 1918.
Tv Klan