Në vazhdim të turit elektoral, kandidati i PD-së për qarkun e Fierit, Sokol Olldashi zhvilloi takime me banore të fshatit Plyg të komunës Portëz dhe të fshatit Marinzë të komunës Kuman. Gjatë këtij takimi, banorët e Plygut shprehen shqetësimin e tyre mbi problematikat e fshatit.
Sokol Olldashi: “Unë ju siguroj që katër vitet e ardhshme ne do të bëjmë të mundur që jo vetëm në Rremas, por nuk do të ketë asnjë shtëpi në të gjithë territorin e Shqipërisë që nuk do ketë furnizim 24 orë me ujë gjithësisht.”
…
Petrit Vasili: “Me votën tonë do të vendosim njëherë e mirë do dalim nga kriza dhe nga varfëria e hershme apo do ta thellojmë atë edhe 4 vjet të tjera. Sot ne kemi ardhur dhe e shikoni që shumë nga djemtë dhe vajzat që janë në sallë kanë një plan në dorë që quhet plani për veprim. Një plan që ka hyrë në familjet e tyre dhe kushdo pjesëtar i këtyre familjeve ka marrë përgjigjet e tyre për çfarë do të ndodhi me fatin e familjes së tij në 4 vjetët që vijnë.”
….
Në vijim të turit të tij elektoral, kandidati i PD-së për qarkun e Gjirokastrës Genc Ruli takoi banorët e Libohovës, të cilëve u kërkoi mbështetjen në zgjedhjet e 28 qershorit, sepse sipas tij, vota pro PD-së është siguri për të ardhmen.
Genc Ruli: “Le të votojmë këtë radhë edhe ata që votojnë nga e djathta edhe ata që votojnë nga e majta. Zërin tonë që i sheh në sy shqiptarët në këto ditë fushate, i përgjigjet një zë tjetër. Një zë tjetër i cili është në kuisje, i përgjigjet këtu në Gjirokastër zëri i Arta Dades, që pasi ndenji 12 vjet deputetë në Lushnje dhe nuk la asnjë centimetër në rrugë. Zëri tjetër që na përgjigjet është zëri i Tavos, shpifaraku më patologjik që ka njohur jugu i Shqipërisë.”
…
Kandidati i PD-së për qarkun e Durrësit, Ferdinand Xhaferri zhvilloi dy takime me mbështetës të së djathtës në lagjen 7 dhe 8 të këtij qyteti.
Ferdinand Xhaferri: “Shqipëria po ndryshon sepse anëtarësimi në NATO është një ndryshim, sepse nënshkrimi i marrëveshjes së stabilizim asocimit dhe aplikimi për status kandidat për BE-në është një ndryshim, rruga Durrës-Kukës që bashkon dy shtete dhe bën një, një komb është një ndryshim sepse 5900 km rrugë të shtruara në gjithë Shqipërinë janë një ndryshim, sepse 1012 shkolla e bëra në këto 4 vite janë një ndryshim sepse dyfishimi i pagave për infermierët dhe arsimtarët, është një ndryshim sepse rritja e pensioneve në fshat dhe rritja me 55 dhe 80 % e pensioneve në qytet është një ndryshim.”
…
Kryetari i Polit të Lirisë Aleksandër Meksi zhvilloi një takim me banorë të qytetit të Kavajës. Gjatë fjalës së tij Meksi u ndal tek turizmi dhe lehtësirat që mund të ofrojë qeveria për këtë sektor.
Aleksandër Meski: “Në gjithë vendet e Europës , lokale të turizmit siç janë këto siç është plazhi në gjithë hotelet e plazhit dhe lokalet. Nuk paguajnë 20% TVSH-në sa e kanë si gjithë të tjerët. Të ulet TVSH-ja për lokalet turistike në mënyrë që të kenë mundësi më të mëdha fitimi, sepse dihet që fitimi është minimal dhe me një kosto më të ulët mund të vijnë më shumë njerëz të konsumojnë dhe të huajt.”
….
Kryetari i Aleancës Demokratike, Neritan Ceka ka qenë në komunën Shezës të Peqinit. Ceka bisedoi me fermerët e zonës rreth planit që ka qeverisja e djathtë për zhvillimin e bujqësisë e blegtorisë deri të përpunimi i këtyre produkteve…./tvklan.al