Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Fushata E Pd 2009

Turi elektoral i Berishës në Peshkopi e Krujë, Berisha: Në 28 qershor votoni PD – (22 Qershor 2009)

Kryeministri Sali Berisha ka patur një tur të ngjeshur takimesh nga jugu në veri të vendit. Ditën e diel, Peshkopia Bulqiza dhe Klosi ishin disa prej ndalesave shoqëruar me një seri inaugurimesh  të rëndësishme  ndër to segmenti i parë i rrugës së Arbrit. Pasditja e së dielës e ka gjetur kryeministrin në Krujë edhe në...

Qershor 22, 2009

Kryeministrit Sali Berisha vijon turin elektoral me premtime në jug të vendit – (21 Qershor 2009)

Turi elektoral i kryeministrit Sali Berisha u përqendrua në fundjavë në skajin më jugor të vendit, pikërisht në Sarandë, ku ai është pritur nga mijëra qytetarë. Gjatë fjalës së tij kryeministri Berisha ka deklaruar, se Saranda ka qenë në përparësitë e qeverisjes në këto katër vite në ndërtimin e infrastrukturës rrugore, kanalizimeve, ujësjellësve, shërbimeve të...

Qershor 21, 2009

Fushata elektorale 2009, partitë politike vijon takimet me simpatizantët në rrethe – 21 Qershor 2009

Në vazhdim të turit elektoral, kandidati i PD-së për qarkun e Fierit, Sokol Olldashi  zhvilloi takime me banore të fshatit Plyg të komunës Portëz dhe të fshatit Marinzë të komunës Kuman. Gjatë këtij takimi, banorët e Plygut shprehen shqetësimin  e tyre mbi problematikat e fshatit. Sokol Olldashi: “Unë ju siguroj që katër vitet e ardhshme...

Qershor 21, 2009

Fushata elektorale 2009/ Berisha inauguron rrugën Korçë-Qafë Plloçë – (20 Qershor 2009)

Kryeministri Sali Berisha ka inauguruar rrugën Korçë-Qafë Plloçë, e gjatë 19 km dhe me një vlerë prej 2.2 milion eurosh. Në fjalën e tij kreu i qeverisë ka deklaruar se kjo rrugë është shumë e rëndësishme për Korçën, Bilishtin dhe liqenin e Pogradecit për zhvillimin e turizmit. Sali Berisha: “Këto ditë fillojmë ndërtimin e 70...

Qershor 20, 2009

Fushata 2009/ Berisha prezanton projektet e reja për Gjirokastrën dhe Leskovikun – (20 Qershor 2009)

Në Gjirokastër kryeministri Sali Berisha bëri një bilanc të katër viteve qeverisje. Rezultatet kryetari i qeverisë i ndau me qytetarët kur tha se falë kontributit të tyre vendi është anëtar i NATO-s, është në krye të listës europiane për nga rritja ekonomike, ka shënuar rezultate domethënëse në luftën  ndaj korrupsionit. Kryeministri u ndal posaçërisht tek...

Qershor 20, 2009

Sokol Olldashi vijon fushatën elektorale në Qarkun e Fierit – (9 Qershor 2009)

Kandidati i PD për qarkun e Fierit, njëkohësisht ministër i Punëve Publike Transportit dhe Telekomunikacionit Sokol Olldashi gjatë një takimi që pati në komunat Patos i Sipërm dhe Zharrëz, premtoi se në mandatin e dytë qeverisës së mazhorancës së djathtë nuk do të ketë distancë më të gjatë se 15 minuta për çdo dalje në...

Qershor 9, 2009

Kryeministri Berisha hap fushatën elektorale në Elbasan në një miting madhështor – (3 Qershor 2009)

Elbasani do të shënonte pa mëdyshje takimin më të madh të demokratëve në shesh me qytetarët në kuadër të turit elektoral “Shqipëria po ndryshon”. Kryeministri do ta niste fjalimin e tij me një premtim se në mandatin e ardhshëm do të katërfishohen investimet për këtë qark. 15 miliard lekët e investuara në katër  vitet që...

Qershor 3, 2009

Kryeministri Berisha në tregun Çam, premton uljen e taksave për bizneset – (2 Qershor 2009)

Ka zgjedhur një mënyrë origjinale kryeministri Sali Berisha për t’u takuar me biznesin e vogël, të ashtuquajturin tregu Çam në Tiranë. Vizita ishte surprizë, por i shërbeu kryeministrit të njihet me të gjithë problematikën kryesore të tregtarëve, ku më kryesorja është niveli i lartë i taksave që ata i paguajnë bashkisë. Kryeministri vlerësoi kontributin e...

Qershor 2, 2009

Përmbledhja e fushatës 2009, partitë vijojnë takimet elektorale në rrethe – (1 Qershor 2009)

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ishte në një takim me gratë dhe vajzat e qytetit të Kavajës. Duke u ndalur në vlerat demokratike të Kavajës, Topalli tha, se 4 vjeçari i ardhshëm do të jetë ai i fitores dhe i sfidave të mëdha. Jozefina Topalli: “Projektet e zhvillimit e 4 vjeçarit tjetër janë po aq...

Qershor 1, 2009

PD hap fushatën në Lushnje, Berisha: Programi ynë, Shqipëria europiane – (1 Qershor 2009)

Në Lushnje kryeministri Berisha kujtoi arritjet e qeverisë demokratike gjatë katër viteve. Berisha gjeti rastin për të falënderuar qytetarët  e të gjithë Shqipërisë për mbështetjen që bëri të mundur sikurse tha  të shembej muri i korrupsionit  të rriten pagat dhe pensionet të ndërtohen rrugë të reja vetëm në zonat rurale 5900 km. Si në çdo ...

Qershor 1, 2009