Dy përfaqësuesit e opozitës së Bashkuar, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili kërkojnë që Këshilli Politik të mblidhet nesër.
Në një letër drejtuar anëtarëve të tjerë në Këshill, përfaqësuesit e opozitës kërkojnë që ditën e nesërme palët të ulen sërish në tryezë.
“Në vijim të mbledhjes së ditës së premte, dt. 18.09.2020, kërkojmë mbledhjen e Këshillit Politik për nesër, e martë dt. 22.09.2020, për në ora 12.00”, thuhet në kërkesë.
Tashmë në Këshillin Politik janë dorëzuar dy drafte për listat zgjedhore, ku PS kërkon që të jenë 100% të hapura por në fund përzgjedhja të bëhet nga kreu i partisë. Nga ana tjetër Rudina Hajdari në emër të opozitës në Kuvend ka kërkuar që qytetarët të kenë mundësi të zgjedhin të gjithë deputetët./tvklan.al