Banorët e dy lagjeve në qytetin e Fushë Krujës ankohen për shpërdorim të fondeve në ndërtimin e kolektorit, abuzime me fondin e dhënë nga qeveria për ndërtimin e kolektorit kryesor për kullimin e ujrave të zeza dhe të bardha. Kjo është ajo që ata kanë arritur të zbulojnë, fondi prej 95 milionë lekësh i dhënë me urgjencë nga shteti për rastin e përmbytjeve duket se po shpërdorohet. Në projekt ka devijime, tubat që duhet të vendoseshin me fijë 1500 po vendosen me fijë 1000 që nuk përballojnë raste të ngjashme fatkeqësishë natyrore.

Ankesat e banorëve kanë mbërritur deri tek deputeti i zonës dhe në bashki. Lagjet janë përmbytur disa herë dhe problem ka qënë kolektori, po të mos ndërhyet seriozisht ngjarjet mund të përsëriten./tvklan.al