Lajme Arkiva – TV Klan 2001
U përcaktuan katër skuadrat gjysmë finaliste të Kupës së Republikës në Futboll, pas takimeve që u luajtën sot pasdite në Tiranë, Durrës, Shkodër e Berat. Tomorri, Vllaznia dhe Teuta përmbysën rezultatet e disfavorshëm për ta, të arritura një javë më parë.
Tomorri në Berat mposhti 3-1 Skënderbeun e Korçës, duke influencuar rezultatin 1-2, të arritur një javë më parë për Korçarët. Po kështu Vllaznia fitoi thellë 3-0 ndaj Bylisit. Takimi më i spikatur ishte ai që u luajt në Durrës, ku Teuta e trajnerit Lika, fitoi thellë 5-2 ndaj lushnjarëve.
Në fund kampionët e Tiranës arritën të fitojnë edhe takimin e dytë me Shkumbinin 4-1. Takimet e kupës tashmë do të ndërpriten për t’ia lënë vendin ndeshjeve të kampionatit Kombëtar./tvklan.al