Futbolli shqiptar ka përcaktuar kalendarin e kampionatit për sezonin 2009-2010.

Ekipet e Superligës dhe Kategorisë së Parë kanë njohur radhën e përballjeve. Tirana-Flamurtari do të jetë sfida kryesore e javës së parë për grupin e më të mirëve.

Të dy këto skuadra do të luajnë fillimisht më 16 Gusht ndeshjen që do të përcaktojë fituesin e Superkupës, ndërsa 1 javë më pas do ta ketë radhën kampionati, një kampionat që ish-futbollisti, Altin Rraklli uron që të këtë një nivel më të lartë ndërsa parashikon edhe fituesin më të mundshëm.

Altin Rraklli: “Këto ekipe që kanë luajtur në kupat e Evropës them që kanë një avantazh më të madh sepse pak a shumë e kanë marrë pak atë ajrin e ndeshjeve dhe për mua personalisht, dmth, Dinamo është ekip pretendent kryesor për titull këtë vit duke parë edhe ndeshjet kundra ekipit finlandez”.

Gramozi i Ersekës është debutuesi i këtij sezoni që ka po 12 ekipe dhe do të luhet po me 3 faza.

Interesante shfaqet Kategoria e Parë që në këtë kampionat ka shumë skuadra me emër që synojnë ngjitjen si Partizani, Elbasani, Lushnja, Luftëtari apo Besëlidhja.

Formula është po e njëjtë. Dy pozicionet e para kalojnë direkt një kategori më lart, ndërsa vendi i tretë e katërt do të luajnë takimet e play off me vendin e nëntë dhe të dhjetë të Superligës./tvklan.al