Një vit para nisjes së Lojërave Olimpike dimërore Milano-Cortina 2026, qendrat italiane të skive në Dolomite po bëhen gati për të bashkëorganizuar këtë ngjarje, duke kthyer mbajtjen e eventit në një vend evropian për herë të parë në dy dekada.

Cortina dhe Milano, qyteti më i madh verior i Italisë, më shumë se 400 kilometra larg njëri-tjetrit, do të presin Lojërave Olimike Dimërore që mbahen në datat 6 deri në 22 Shkurt, me pesë vende të tjera në të gjithë Italinë veriore përpara Ceremonisë së Mbylljes, që do të mbahet në Verona.

Ngjarja do të përfshijë një zonë të gjerë gjeografike, duke ndërthurur mjediset urbane dhe alpine.

Milani do të presë Ceremoninë e Hapjes në stadiumin ikonik “San Siro”, së bashku me gara ku do të mbahen evente si patinazhi me figura, hokej mbi akull dhe gara patinazhi në impiante si “Mediolanum Forum” dhe “PalaItalia Santa Giulia” të sapondërtuar.

Ceremonia e mbylljes do të zhvillohet në arenën historike të Veronës, një amfiteatër romak që daton në shekullin e parë.

Në Cortina d’Ampezzo, pritëse e Lojërave Olimpike Dimërore 1956 do të organizojë eventet e skive alpine.

Përveç Lojërave Olimike, Italia do të presë edhe paraolimpiadën dimërore.

Klan News