Futbollisti uruguaian, Mathias Acuna është gjetur i pajetë në dhomën e një hoteli ku po qëndronte. 32-vjeçari, pjesë e skuadrës së Mushuc Runa Sporting nga Ekuadori, u gjet i varur në dhomën e hotelit ku qëndronte skuadra.
Kjo u konfirmua nga policia lokale, e cila ka marrë në pyetje lojtarët e skuadrës si dhe stafin e hotelit, për të mësuar më shumë rreth kësaj ngjarje.
Acuna thuhet se po kalonte një situatë të vështirë familjare dhe kjo mund të ketë çuar drejt aktit tragjik të vetëvarjes, por ende nuk ka konfirmim për këtë.
Sulmuesi numëron tetë gola të shënuar në 15 ndeshje në kampionatin ekuadorian. /tvklan.al