Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “10 Korriku” në Vlorë.
Siç raporton gazetarja e Klan News Gerta Haskaj, një 68 vjeçar i quajtur Bashkim Durmishi është gjetur i pajetë në banesën e tij.
“Durmishi jetonte i vetëm ndërsa kanë qenë fqinjët ata që kanë njoftuar policinë. Po ashtu, nga informacionet e deritanishme dyshohet se ai kishte më shumë se 24 orë i pajetë në banesën e tij“, bëri me dije gazetarja.
Mësohet se policia e ka gjetur të zhveshur dhe me dëmtime në pjesën e nofullës. Paraprakisht dyshohet se është grabitur dhe më pas është vrarë.
Forcat policore ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërsa pritet një njoftim zyrtar me më shumë detaje.
/tvklan.al