Futbollisti shqiptar, Valdrin Mustafa para disa ditësh bëri me dije se ishte infektuar nga koronavirusi, në Hanover, teksa ka qenë në një ndeshje.

Por përmes rrjetit social Facebook, ai bëri të ditur se gjendja e tij shëndetësore është shumë më e mirë dhe ai thotë se pas pak ditësh do i nënshtrohet edhe një testi përfundimtar, për të kuptuar nëse e ka mposhtur apo jo virusin.

Mustafa ka falenderuar të gjitha ata që e kanë mbështetur dhe i kanë dhënë forcë dhe shpresë, në këto ditë të vështira.

Të dashur miq. Ju falenderoj të gjithëve nga zemra për të gjitha mesazhet tuaja, që në këtë kohë të vështirë më kanë dhënë forcë dhe shpresë, mua dhe familjes time. Dua t’ju informoj gjithashtu që tani unë jam mirë dhe shpresoj që pas testit final që do ta bëj në ditët në vijim, do mund të tregoj që edhe këtë sfidë e mbarova me sukses”./tvklan.al