“Po si ta thotë mendja se mund të më ofendojë mua Edi Rama. Po ai të nderon në çdo fjalë që të thotë, Edvin Shullazi, ça fjale është ajo”,

kështu u shpreh ish – Kryeministri Sali Berisha, i pyetur nga gazetarët nëse një ofendim i Ramës drejtuar tij, çoi në ndërprerjen e seancës.

Jashtë sallës së Kuvendit, Berisha akuzoi mazhorancën dhe kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi, se po shkatërrojnë institucionin e parlamentit duke mohuar të drejtën e fjalës.

Berisha tha

se “problemi themelor është se kemi të bëjmë me mohimin e fjalës për procedurë”.

“Ka marrë përsipër të shkatërrojë përfundimisht institucionin qendror të demokracisë, që është parlamenti

“, tha ish – Kryeministri. Reagimi erdhi pasi Ruçi përjashtoi deputetin Flamur Noka dhe ndërpreu seancën duke e shtyrë për në orën 17:00.

/tvklan.al