Galatasaray fitoi derbin e madh të Stambollit, teksa mposhti Fenerbahce-n, me rezultatin 3-1. Pritej një ndeshje spektakolare dhe ashtu ndodhi.

Fenerbahce e drejtuar nga Mourinho u shfaq më kërkuese nga fillimi, por golin e parë e gjetën miqtë në minutën e 20-të, pas një “predhe” të Torreiras.

8 minuta më vonë, Mertens dyfishoi shifrat, pas një asisti të marrë nga Osimhen. Golin e tretë për Galatasaray-n, e shënoi Gabriel Sara në minutën e 59-të.

Fenerbahce ngushtoi diferencat me Dzekon-n në minutën e 63-të, por goli kishte vetëm vlerë statistikore, pasi rezultati nuk ndryshoi deri në fund.

Kjo është fitorja e gjashtë për Galatasaray-n në kampionat, në po kaq ndeshje të zhvilluara dhe kryeson renditjen me 18 pikë. Në krahun tjetër, Jose Mourinho pëson humbjen e parë në Turqi dhe Fenerbahce renditet në vendin e dytë me 13 pikë. /tvklan.al