Një tjetër klub me emër po interesohet për Adrian Ismajli. Galatasaray skuadra që kryeson kampionatin turk ka nisur kontaktet me Empoli për mbrojtësin shqiptar sipas gazetarit italian Nicolo Schira.

Merkato e dimrit në këtë vend mbyllet më 11 Shkurt. Në Superligën e Turqisë aktivizohen edhe futbollistë të tjerë të Kombëtares, si Muçi, Manaj, Ajeti, Seferi e Muja. Ismajli është në muajt e fundit të kontratës me ekipin e tij. Për 28-vjeçarin interesohen edhe skuadra të Serie A ku Napoli ka treguar më shumë vëmendje kohët e fundit, por merkato italiane është mbyllur.

Ardian Ismajli luan në Itali prej vitit 2020 ku kaloi nga Hajduk Split te Spezia. Me formën që po kalon ai ka shkëlqyer edhe te Kombëtarja me lojën në mbrojtje e me gola, duke mbajtur shiritin e kapitenit në takimet e fundit.

Tv Klan