Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Një miting elektoral ka organizuar kandidati demokrat Spartak Ngjela me banorët e njësisë bashkiake nr.8 të Tiranës. Ngjela ka ritheksuar edhe njëherë premtimet e tij përpara banorëve të kësaj zone për zgjidhjen e problemit të ujit, zbutjen e papunësisë, si dhe zgjidhjen e problemit të legalizimit të banesave.

Po ashtu, kandidati demokrat u ka bërë thirrje simpatizantëve, se nuk duhet të qëndrojnë më indiferentë, por të shkojnë në kutitë e votimit, nëse duan zhvillim.

Spartak Ngjela:- “Vetëm papunësi, vetëm gënjeshtra, vetëm momente pa shpresë, që i kanë sjellë kësaj shoqërie, atëherë nuk duhet të jemi indiferent. Atëherë duhet të shkojmë në kutitë e votimit dhe t’i tregojmë edhe njëherë vitalitetin demokratik të shpirtit tonë, të tregojmë që ne jemi një popull evropian. Në duam zhvillim zotëri, pa zhvillim nuk hyn dot askund”.

Disa orë më parë, Ngjela ka zhvilluar një takim me sportistë të klubit sportiv Tirana, të cilëve u ka premtuar rehabilitimin e mjediseve sportive.

Në orët e paradites, Ngjela u ka premtuar banorëve të njësisë bashkiake nr.8, sistemimin e sistemit urban, të cilin ai e ka quajtur një masakër të vërtetë urbane, si dhe për zgjidhjen e shumë problemeve të tjera, që kanë banorët e zonës më të vjetër në kryeqytet./tvklan.al