Besim Debrova denoncon në emisionin “Stop” sesi iu “zhduk” toka prej 7 dynymësh e trashëguar nga stërgjyshi, në qytetin e Elbasanit. Ai tregon sesi u falsifikua origjina e pronës dhe u përfituan 25 dynymë tokë në mënyrë korruptive. Familja Bedhia u ndihmua nga gjyqtarja Pajtime Fetahu dhe zyrtari i hipotekës Agron Peza, për të marrë 25 dynymë tokë në mënyrë të padrejtë.

Më pas, vëllezërit e Pajtime Fetahut, Arben dhe Arjan Kotollaku kanë blerë 2 500 metra tokë me çmim nën vlerën e tregut. Qytetarët e Elbasanit e njohin tregun rëndom si pronën e gjyqtares Fetahu.

Nga ana tjetër, avokati Spartak Ngjela, duke folur për rastin, thotë se ka indicie për nisjen e hetimit penal.

“Emisionit Stop i jam drejtuar për një problem prone, e blerë nga stërgjyshi im, nga gjyshi i babait në vitin 1932, nga pronari Hasan Hysendylgjeri. Me këtë dokument, sipas ligjit të vitit 93 për pronat, depozituam një kërkesë me të gjitha dokumentet në Komisionin e Kthimit të Pronave pranë Bashkisë, që na jep një vendim nul. Shkojmë disa herë tek Komisioni i Kthimit të Pronave, na thonë do ta bësh me gjyq. Gjatë gjykimit, kam një të dhënë që pronën tënde e ka marrë trashëgimtarët e Veli Bedhisë. Shkoj në Komision edhe i them, dua të njihem edhe me dosjen e Veli Bedhisë. E mora dosjen dhe e shikoj si e ka përfituar tokën. Vërtetimi i pronësisë i Veliut dhe i Zyferit është e njëjtë, me sipërfaqe me të gjitha. Por kishte një ndryshim, që Veli Bedhia e kishte blerë të gjithë arën. Duke i parë këto të dyja të njëjta, dikush nga këto nuk qëndronte. Shkoj në zyrën e Hipotekës dhe marr të dyja fotokopjet origjinale dhe shikoj që përmbajtja e vërtetimit që lëshon Agron Peza me faqen e regjistrit e Zyferit përputhet, ndërsa e Veli Bedhisë ndryshon. Që ky nuk ia ka blerë të gjithë Ibrahimit, por ia ka blerë Hajrie Krypërs dhe Ibrahim Mustafa Dylgjerit. Dhe thotë që parcelën 31 dynym, ta ndash në 72 pjesë, 12 pjesë ka blerë. Këtu qëndronte falsifikimi i përmbajtjes së faqes së regjistrit, nga nëpunësi i Hipotekës, Agron Peza.”

Bedhia ka marrë të gjithë pronën, pra 31 dynym, ndërkohë që siç shpjegon denoncuesi, atij i takojnë vetëm 5 dynym e 200 metra.

Por ku ndodhet kjo pronë?

Prona e cila është bënë mollë sherri midis disa fiseve ndodhet në varrezat e mëdha të Elbasanit.

Në 1932 djali i Hysen Dylgjerit i shet stërgjyshit të Besim Dërbovës 7 dynym të kësaj prone. Në 1937, djali i tjetër i Dylgjerit i shet Veli Bedhisë 5 dynym e 200 metër katrorë të kësaj prone. Pjesa tjetër i mbetet Dylgjerëve.

Në 1995, hyn në lojë Gjyqtarja Pajtime Fetahu…

Në këtë vit Hyqmet Bedhia, djali i Veliut hap një gjyq me objekt: vërtetim të të drejtës së trashëgimisë, kryesuese gjyqtarja Pajtime Fetahu. Ajo vendosi lëshimin e dëshmisë së trashëgimisë për Hyqmet Bedhinë. Dyshohet që këtij vendimi, gjyqtarja i ka bashkangjitur një vërtetim prinësie që mban datën 10 Mars 1993, nga nëpunësi i zyrës së Hipotekës, Agron Peza. Ky vërtetim i jep Bedhiajve 31 dynym e 250 metër katrorë, e jo 5 dynym e 200 metër katrorë, aq sa u takon.

Logjikisht, dyshohet se Hyqmet Bedhia, Gjytarja Fetime Fetahu dhe nëpunësi i Hipotekës, Agron Peza kanë falsifikuar origjinën e pronës dhe përvetësuar këtë të fundit, duke përfituar në mënyrë të padrejtë një pronë që nuk iu takon.

Të gjitha proceset gjyqësore që familje Bedhia i kishte në Gjykatën e Elbasanit janë gjykuar nga gjyqtarja Pajtime Fetahu.

Por do të thoni ju, çfarë interesi ka pasur kjo gjyqtare, e cila është marrë vetëm me çështjen e familjes Bedhia?

Emisioni Stop ka siguruar 3 kontrata shitblerje. Të treja mbajnë datën 6 Tetor të 1999, bërë pranë noterit Pëllumb Barçi. Hyqmet, Emine dhe Ruzhdi Bedhia i sheshin Arben dhe Arjan Kotollakut në total 2541 metër katrorë truall, në mes të Elbasanit për një çmim qesharak, vetëm për 8 milionë lekë të vjetra.

Dyshohet se pas 2541 metër katror truall në qendër të Elbasanit fshihet gjyqtarja Pajtime Fetahu. Dyshimet shtohen edhe më shumë pasi Arben dhe Arjan Kotollaku, të cilët kanë blerë këtë truall, janë vëllezërit e gjyqtares Pajtime Fetahu.

Pikërisht mbi këtë pronë, sot ndodhet një treg. E për të vërtetuar se ky treg është i gjyqtares Fetahu, Stop pyeti qytetarët e thjeshtë të Elbasanit, sesi e njohin ata tregun i cili është blerë nga vëllezërit e gjyqtares. Të gjithë thonë që tregu është i gjyqtares dhe jo i vëllezërve.

Stop-Zotëri, përshëndetje! Të të pyes pak, ky tregu i Pajtime Fetahut, di gjë ku është?

Qytetari 1-Kush?

Stop-Tregu i Pajtime Fetahut?

Qytetari 1-I shikon ato të bardhat aty? Do marrësh rrugën drejt, në fund fare pastaj, do marrësh majtas.

Stop-Zotëri, përshëndetje! Të të pyes pak, ku ndodhet ky tregu i Pajtime Fetahut?

Qytetari 2-Kush?

Stop-Tregu i Pajtime Fetahut!

Qytetari 2-Është në fund, por në këtë orar, nuk mund të gjesh…

Stop-Është i mbyllur?

Qytetari 2-Po, e sigurt është në fund mbrapa parkut.

Stop-Zotëri, si jeni? Si kaluat? Ku ndodhet ky tregu i Pajtime Fetahut?

Qytetari 3-Dëgjo këtu! Do ikësh drejt, do dalësh në një rrugë…!

Stop-Më falni, t’ju pyes pak! Ku është ky tregu i Pajtime Fetahut?

Qytetari 4-Më sipër, në fund të rrugës, majtas.

Stop-Më falni t’ju pyes pak? Ku është ky tregu i Pajtime Fetahut?

Qytetari 5-Kush?

Stop-Tregu i Pajtime Fetahut.

Qytetari 5-Drejt edhe majtas pastaj…

Stop-Si kalove? Si je? Ky është tregu i Pajtime Fetahut?

Qytetari 6-Po!

Stop-Është kjo, që punon tek gjykata?

Qytetari 6-Po!

Stopi-Si jeni? Ky është tregu i Pajtime Fetahut?

Qytetari 7-Po!

Stop-Kam ardh mirë, d.m.th ? Se po e kërkoja …

Qytetari 7- Këtu, këtu, ke ardhur tamam…

Për avokatin Spartak Ngjela, të gjitha këto të dhëna janë një indicie për të filluar një proces penal.

“Në momentin që fillon procesi penal, këto hetohen. Si është blerë, tek është blerë, ku janë aktet, si janë aktet, pse e ka blerë gjatë vendimit, pse e ka blerë pas vendimit, çfarë ka fituar. Dhe mos harroni një gjë tjetër, që është edhe pronari në mes që do flasë. Është i detyruar të flasë. Ju thoni që nuk flet, por nuk është aq e thjeshtë kur fillon akuza penale, që të mos flasësh. Pra është një hetim që nuk ka lidhje me çështjen gjyqësore, por që nga vendimi gjyqësor ti nxjerr këtë indicie, ose këtë fillesë, dyshimi për korrupsion dhe dot a hetosh. të fillojë një proces penal, do ta hetojë dhe jam i bindur që po të jetë kështu rasti, ky është korrupsion”./tvklan.al