Ndalohet edhe tregtia e lakuriqëve të natës dhe gjarpërinjve
Mes pasojave të shumta negative e fatale, koronavirus sjell edhe lajmin që sigurisht do t’i bëjë të lumtur mbrojtësit e kafshëve nga e gjithë bota. Qyteti i Shenzhenit, një metropol me 12 milion njerëz, po përgatitet të shpallë të jashtëligjshëm konsumin e kafshëve shtëpiake, qenve dhe maceve.
Pjesa tjetër e vendit ka vendosur të ndalojë tregtinë e specieve të egra, si lakuriqët e natës dhe gjarpërinjtë, për të cilët shkencëtarët dyshojnë se çuan në shpërthimin e koronavirusit.
Rregulloret e propozuara nga qeveria e qytetit të Shenzhenit rendisin nëntë lloje mishi të autorizuar për konsum, duke përfshirë atë të derrit, pulës, viçit, lepurit si dhe peshkun dhe frutat e detit.
“Ndalimi i konsumit të kafshëve të egra është një praktikë e zakonshme në vendet e zhvilluara dhe është një kërkesë universale e civilizimit modern”, thuhet në njoftimin e bërë nga qyteti i Shenzhenit.
Tv Klan