Barcelona njoftoi arritjen e akordit me talentin spanjoll, me një klauzole shitjeje rekord në kontratë
Ylli i Barcelonës Gavi ka firmosur një kontratë të re që e mban atë të lidhur me klubin Blaugrana deri në vitin 2026.
Talenti 18-vjeçar tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e tij në sezonin e shkuar pas mundësisë që trajneri Roland Kuman i dha, duke e marrë nga ekipi i të rinjve
Ai konsiderohet si një nga mesfushorët më me perspektivë në botë.
Ishin disa klubet e interesuara për shërbimet e tij, e nisur nga kjo drejtuesit katalanas nxituan që largimin e tij ta bëjnë të pamundur.
Në kontratën e re, klauzola për shitjen e futbollistit është 1 miliardë Euro.
Interes për shërbimet e talentit spanjoll kanë shfaqur klubet angleze të Liverpulit, Celsit dhe të Mançester Junajtid. Por me firmën e re në kontratë, klubet duhet të kërkojnë të tjerë talente.
Përveçse titullar te katalansit, Gavi e ka siguruar një vend edhe në kombëtaren e Spanjës. Deri më tani, ai ka luajtur 10 takime me “Furinë e kuqe”, pas debutimit në vitin 2021.
Trajenri Ksavi u kishte kërkuar drejtuesve që të mos humbnin kohë për të rinovinin me 18-vjeçarin.
Aq shumë i rëndësishëm është ai për Barçën, sa klauzola e shitjes është më e madhe se sa ajo e fundit në kontratën e Lionel Mesit, me vlerë 700 mln Euro, përpara se të ikte te PSG.
Klauzola shitjeje me vlerë 1 miliardë Euro kanë edhe dy lojtarët e tjerë Blaugrana, Ansu Fati dhe Pedri, duke treguar se ata do të jenë elementët kyç të ekipit në vitet në vazhdim.
Klan News