U përfol se mund të largohej në fund të sezonit, por Heung-Min Son do të vazhdojë të jetë pjesë e Tottenham.
Klubi londinez njoftoi rinovimin e kontratës më sulmuesin korean, deri në verën e vitit 2026.
“Jemi të lumtur të njoftojmë se kemi zgjatur kontratën e Heung-Min Son, e cila tani do të zgjasë deri në verën e vitit 2026”, thuhet në njoftimin e Tottenham.
We are delighted to announce that we have exercised the option to extend Heung-Min Son’s contract, which will now run until the summer of 2026 🤍
— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) January 7, 2025
Son mban shiritin e kapitenit te skuadra angleze, aty ku është kthyer në një pikë kyçe. 32-vjeçari u bashkua me “Spurs” në vitin 2015 nga Bayer Leverkusen dhe nga ajo kohë, numëron 431 ndeshje të luajtura dhe 169 gola të shënuar.
Son fitoi “Këpucën e Artë” në Premier League në sezonin 2021-2022, ndërsa gjithashtu numëron edhe 131 ndeshje me Korenë e Jugut. /tvklan.al