Vllaznia ka rinovuar kontratën me një nga titullarët e padiskutueshëm të këtij sezoni.
Bëhet fjalë për mbrojtësin e majtë, Andrey Yago, i cili ka hedhur firmën në kontratë, deri në vitin 2026.
Pas largimit të Esin Hakajt, Yago është kthyer në një pikë kyçe dhe të rëndësishme për formacionin e kuqebluve.
Shkodranët janë bindur nga paraqitjet e lojtarit të tyre dhe për këtë arsye kanë vendosur ta shpërblejnë me një kontratë të re.
/tvklan.al