Kryeministri Edi Rama dhe eurodeputeti Fredi Beleri do të takohen. Lajmi bëhet i ditur nga gazeta greke “To Vima”. Në që një artikull të kësaj të premteje, ky, konsiderohet si “takimi i vitit” që pritet të ndodhë më 29 Tetor në orën 10:00 në Tiranë.

Beleri do të vijë në Tiranë si anëtar i delegacionit të komitetit të stabilizim asocimit të parlamentit europian. Vizita e eurodeputetëve do të zgjasë tre ditë ndërsa media greke thekson se takimi me Kryeministrin Edi Rama parashikohet që të zgjasë rreth 45 minuta.

Ky komision do të informohet gjithashtu nga ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato në lidhje me zhvillimet për negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Pjesa e axhendës është dhe një takim me kryeparlamentaren Elisa Spiropali. Beleri, në një intervistë për televizionin grek SKAI, komentoi hapjen e kapitujve të parë të Shqipërisë për negociatat me BE-në duke thënë se “vendi i Shqipërisë është në BE”

Fredi Beleri u shpreh gjithashtu se në Konferencën e Dytë Ndërqeveritare Shqipëri-BE u fol me terma të qarta edhe sa i takon mbrojtjes së minoritetit grek.

Fredi Beleri u lirua nga qelia me kusht, më 2 Shtator 2024.

Klan News