Gazeta “The Independent” parashikon një boom turistësh britanikë drejt Shqipërisë. E përditshmja britanike në një artikull të botuar këtë të shtunë vlerëson masat e mara në drejtim të shkurtimit të taksës së fluturimit nga Londra drejt aeroportit të Tiranës, çka sipas The Independent, mund të kanalizojë më tepër udhëtarë britanikë drejt destinacioneve turistike shqiptare.
Sipas gazetës londineze nëntori i këtij viti ka qenë befasues për fluturimet ajrore midis dy vendeve tona, madje brenda harkut kohor të një viti numri i turistëve nga Britania e Madhe mendohet të shënojë një boom të vërtetë.
Taksa e fluturimit mes dy vendeve është ulur me 29 paund, falë ndërhyrjeve të pushtetarëve britanikë. Një fakt i tillë do të nxisë më tej fluturimet nga Anglia drejt Shqipërisë. Gazeta prestigjioze vlerëson gjithashtu bukuritë natyrore dhe pasurinë historiko kulturore të vendit tonë, arsye mëse të mjaftueshme për të thithur turistët britanike.
“Ky është nëntori më i mirë për Shqipërinë”, shtetin më të çuditshme të Europës. shkruan gazeta britanike duke ju referuar fluksit në rritje të turistëve. Seksioni i udhëtimeve pranë gazetës “The independent”, pozicionoi javën e kaluar Shqipërinë destinacionin turistik të javës.
Një vlerësim i tillë nuk duket të jetë i rastësishëm, pasi është paraprirë edhe nga prezenca e operatorëve turistikë shqiptarë dhe ministrisë tonë të turizmit në panairin ndërkombëtar të industrisë turistike të mbajtur këtë fillim muaji në Londër./tvklan.al
Gazetar: Fjoral Zguro