Gjatë 11 viteve si kryeministër i Britanisë së Madhe deri në fund të nëntorit të 1990 Margaret Thatcher nervozonte kundërshtarët laburistë me kujtesën e saj të pagabueshme, por sot ajo është në prag të çmendurisë.
Beteja e saj më këtë sëmundje është rrëfyer nga e bija Carole e cila tregon se Thatcher është në gjendje të rëndë, sa që shpesh harron se bashkëshorti i saj Denis ka vdekur. Më duhet t’ia jap lajmin hidhur çdo dite tregon vajza e saj Carole, se ai ka vdekur në vitin 2003.
“Zonja e hekurt” lodhet shumë shpejt të mbajë mend çfarë ka ngrënë për mëngjes apo çfarë gazete ka lexuar. në libër Carole shkruan se Thatcher tani e ka të vështirë të fillojë një fjali e ta mbarojë atë.
Gjatë një diskutimi mbi luftën e ish-Jugosllavisë zonja Thatcher, truri i së cilës dikur ishte një makineri e vërtetë ngatërroi Bosnjen me Fatklandin. Megjithatë ajo nga të gjithë ajo nuk harron Gorbacovin armikun sovjetik, për të cilin i pat thënë Ronald Regan se është një komunist më të cilin mund të flasësh për biznes.
Problemet shëndetësore të lady Thatcherit lidhen me disa infarkte të pësuara në vitin 2002. Pavarësisht gjendjes së keqe Thatcher mund të kujtojë copëza të jetës së saj si kryeministre dhe thotë sa do doja të përjetoja sërish.
Shpesh kur kalon me makinë pranë Doning street ajo i bërtet shoferit se pse nuk u fut në kryeministri dhe pastaj kujtohet që ajo nuk është më shtëpia e saj./tvklan.al
Gazetare: Urita Dokle