Blendi Fevziu: “Fazlliç ka rrëfyer dje në Opinion një version tijin të akuzave që i janë bërë. Çështja kryesore shtrohet: Nëse pyetjet që i janë bërë Fazlliç a janë të gjitha akuza konkrete që janë ngritur kundër tij apo jo? E dyta, ai ka dhënë një version në të cilin ka kërkuar që gazetarët, shtypi, mediat, politika shqiptare të verifikojë nëse ka pjesëmarrje të tij në tenderët publikë apo jo? Nëse përfitime të ardhura nga lidhjet e tij politike, apo jo? Tani është diçka e cila i takon shtypit dhe është shtypi që duhet të përcaktojë nëse dhe duhet të ndjekë dhe duhet të investigojë sesa të vërteta janë deklaratat e tij. Të denigrosh, të deklarosh, të flasësh për një person ose ta etiketosh atë pa pasur asnjë dokument në dorë kjo padyshim që nuk është profesionale dhe nuk është korrekte, siç ndodh me një gazetë ose me dy gazeta të cilat thonë që Fazlliç ka mbërritur në Tiranë duke hyrë e duke dalë nga shërbimi Vip, ndërkohë që vetë fotoja që ilustron shkrimin e tregon atë në terminalin normal të pasagjerëve të Tiranës. Thelbi është ky. Duke pasur parasysh të gjitha deklaratat e Fazlliç shtypi duhet të investigojë sesa ka qenë ai i vërtet në deklarimet e tij. Kjo është një gjë shumë e thjeshtë dhe vetëm kur të ketë një gjë konkrete mbi këtë, atëherë mund të arrihet një konkluzion. Opozita shqiptare i takon në mënyrë absolute të verifikojë çdo gjë që ai ka thënë, i takon ndoshta të ngrejë dhe komision parlamentar për të hetuar të gjitha pasuritë që ai ka në Shqipëri, mënyrën se si i ka bërë, sa janë paguar taksat dhe sa ka qenë korrekt shteti, por që të ngresh akuza për një person apo të paragjykosh deklaratat e një personi pa u bërë ato, kjo padyshim që jo vetëm nuk është profesionale, por përkundrazi është shkelje e çdo etike profesionale”./tvklan.al