Asllan Mërnica, autori i vrasjes së policit në Fier, ka qenë së bashku me nënën e tij në makinë kur ekzekutoi efektivin mesditën e së hënës.

Ky është detaji që ka zbuluar gazetari Merin Maçi në studion e emisionit Opinion në Tv Klan, i cili tha se pas vrasjes, bashkë me nënën e tij u larguan për rreth 4 km nga vendngjarja dhe braktisi makinën në banesën e dajës së tij.

“Autori ka patur me vete edhe të ëmën. Pasi ka qëlluar, kamerat kanë fiksuar që automjeti i autorit ka lëvizur së bashku me të ëmën rreth 4 kilometra në një zonë ku banonte daja i autorit, aty është braktisur edhe makina. Deri tani ka ende kontrolle në fshatin Sulaj dhe fshatrat përreth. Autori nuk është lokalizuar ende. Orët në vijim pritet edhe një ndërhyrje nga forcat RENEA. Duhet theksuar se kemi të bëjmë me një person që edhe anëtarët e familjes së tij kanë patur probleme me ligjin. Babai i tij në ‘98 është arrestuar për vrasjen e bashkëshortit të motrës së tij, gjithashtu i vëllai është arrestuar për tentativë vrasje”, u shpreh gazetari Maçi.

/tvklan.al