Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Përgjegjës për ndotjen e bregdetit jonian është Inspektorati i Mjedisit, roja bregdetare e Ministrisë së Mbrojtjes dhe qeveria shqiptare. Kryetari i Partisë Demokrate të Re Genc Pollo, ka bërë fajtor për ndotjen e bregdetit jugor nga anijet greke, qeverinë e cila sipas tij nuk e kupton që mjedisi është një çështje bashkëpunimi ndërkombëtar.

Genc Pollo: “Për këtë arsye Shqipëria bashkë më Greqinë, Italinë dhe vendet e Mesdheut është palë në konventën e Barcelonës, që ndryshe quhet Konventa për Mbrojtjen e Mjedisit Detar dhe Bregdetar të Mesdheut. Protokolli 1 i kësaj konvente është ai për bashkëpunim ndërshtetëror kundër ndotjes nga hidrokarburet dhe substancave të tjera të dëmshme në Mesdhe. Këto janë instrumentet ligjor që duhet përdorur nga shteti shqiptar, nga qeveria, në mënyrë që të sigurohet bashkëpunimi me Greqinë, apo me këdo vend tjetër”.

Ky problem madhor sipas Pollos nuk mund të zgjidhet as me ministritë që sillen si Organizata Jo Fitimprurëse dhe as me nxitime për të eksportuar fajin, por duke nxjerrë përgjegjësinë konkrete të gjithësecilit./tvklan.al

Gazetare: Elja Zotka