Zv/kryeministri Genc Pollo zhvilloi sot një takim me banorë të komunës Poshnje në Berat.
Duke folur për arritjet ekonomike të ndërmarra nga qeveria aktuale Pollo tha se tregu shqiptar ndryshe nga qeverisja e mëparshme, tashmë është një vend i sigurt për prodhimtarinë dhe ekonominë vendase.
Genc Pollo: “E vërteta është që sot kemi një Shqipëri ku fermerët shesin me leverdi në treg dhe i vetmi njeri që nuk e sheh këtë ndryshim është Edi Rama i mbyllur në kullën e mohimit. Kjo është oferta që ne japim. Ajo është oferta që ata japin dhe ju keni mundësi ta krahasoni vetë me sytë tuaj, me duart tuaja, me xhepin e familjes tuaj dhe ç’është më e rëndësishmja me të ardhmen e fëmijëve tuaj”.
Gjatë takimit, numri dy i qeverisë u bëri thirrje banorëve të aplikonin edhe për kartat e identitetit./tvklan.al