Partia Demokratike ka shprehur shqetësimin për ngrirjen e pagave të arsimtarëve nga qeveria. Deputeti Genc Pollo tha në një dalje për mediat tha se qeveria nuk ka parashikuar shpërblime finaciare për këtë kategori. Sipas Pollos shkarkimi i kundraligjshëm i drejtorëve të shkollave e mësuesve për interesa partiake është shërbimi më i keq që kjo qeveri po i bën arsimit dhe edukimit në vend.