Miratimi nga ana e parlamentit për dëmshpërblimin e të dënuarve të ish regjimit komunist është një veprim shumë i drejtë, i cili është bërë sipas të gjitha rregullave.
Kështu ka deklaruar zv/kryeministri, Genc Pollo, gjatë konferencës ndërkombëtare për krimet e komunizmit, ngjarje kjo që zhvillohet për herë të parë në vendin tonë.
Genc Pollo: “Ligji që u miratua tek ne në kuvend këtë javë fatkeqësisht jo me votat e opozitës që ende nuk është shkëputur nga e kaluara e saj komuniste është një ligj i drejtë me një bazë të fuqishme morale”.
Në fund të konferencës zv/kryeministri, Genc Pollo, ka ftuar të gjithë pjesëmarrësit në darkën që qeveria do të zhvillojë me rastin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO./tvklan.al