Koha e antimitingjeve të Ramiz Alisë dhe të komiteteve të Nanos dhe Gjinushit ka mbaruar. Askush nuk ka të drejtë të fyejë vlonjatët me rrugaçë siç bëri dhe Berisha me tubimin e demokratëve të Vlorës, me drejtues e lëvizjes reformatore të Partisë Demokratike përpara një muaji. Kështu kanë deklaruar reformatorët në takimin me demokratët e Kombinatit. Genc Pollo tha se Vlora nuk është pronë e njërit apo e tjetrit lider dhe çdo politikan ka të drejtë të bëje mbledhje apo miting me përkrahësit e vet ndërkohë që qeveria duhet të marrë masa për mbarëvajtjen e tij.
Deputetët demokratë, Xhaferri, Vejsiu, Demi dhe shumë drejtues të mëparshëm të Partisë Demokratike janë shprehur në këtë takim me kombinatasit demokratë për nevojën e bashkimit të demokratëve. Këtij qëllimi do ti shërbejë dhe tubimi i demokratëve të dekadës që do të mbahet së shpejti.
Një Parti Demokratike e re në kontratë me shqiptarët dhe në Aleancë me Perëndimin do ta çojë Shqipërinë përpara pasi të ketë larguar socialistët e korruptuar nga pushteti. Reformatorët demokratë janë shprehur se presin Kryeministrin Meta në interpelancë për të sqaruar skandalin më të fundit të thesarit./tvklan.al