Pak ditë më parë, këngëtarja Eni Koçi festoi 24-vjetorin e saj të lindjes. Partneri i saj Genc Prevlukaj organizoi për të një surprizë shumë të bukur dhe një dedikim mjaft të ëmbël, që e ndau me fansat në rrjetet sociale.
Ditën e sotme, Genci feston ditëlindjen dhe Eni përmes një postimi në Instastory uroi të dashurin e saj.
“Tek ti kam gjetur partnerin prefekt, shokun më të mirë, dashurinë më të ëmbël që dikush mund të ketë njohur. Gëzuar ditëlindjen dashuria ime”, shkruan Eni bashkëngjitur fotos ku shfaqet së bashku me këngëtarin./tvklan.al